• e premte, 27 dhjetor 2024

BRIKS kërkon armëpushim urgjent, të përhershëm dhe humanitar në Gazë

BRIKS kërkon armëpushim urgjent, të përhershëm dhe humanitar në Gazë

Kejptaun, 21 nëntor 2023 (MIA) - Liderët e vendeve-anëtare të BRIKS-it sot kanë bërë thirrje për armëpushim "urgjent" humanitar në Gazë gjatë Samitit onlajn, qëllimi i të cilit është të përgatitet përgjigje e përbashkët ndaj konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

"Bëjmë thirrje për armëpuhsim urgjent, të përhershëm dhe humanitar, që do të sjell deri në pajtim të armiqësive", thuhet në kumtesën e grupit të ekonomive të mëdha në zhvillim.

Presidenti rus Vlladimir Putin, presidenti kinez Si Xhinping dhe liderët tjerë të vendeve anëtare të BRIKS-it sot do të mbajnë takimin virtual për luftën midis Izraelit dhe Hamasit, ku do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Liderët e vendeve tjera anëtare të BRIKS, Brazilit, Indisë dhe Repulikës së Afrikës së Jugut, si dhe liderët  e Arabisë Saudite, Argjentinës, Egjiptit, Etiopisë, Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët pritet të pranohen në bllok në janar, gjithashtu do të marrin pjesë në takim, njoftoi zyra e presidentit të Afrikës së Jugut, Kiril Ramafosa.

Ramafosa kryeson me "takimin e jashtëzakonshëm" pasi RAJ për momentin është kryesues i rradhës me BRIKS-in, shtuan nga kabineti i tij. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR