Brejviku nuk duhet të lihet i lirë sepse ai ende përbën kërcënim, thotë prokurorja në proces
- Vrasësi i dënuar norvegjez, Anders Brejvik nuk duhet të lëshohet në liri, sepse ai edhe më tej përbën kërcënim serioz, tha prokurorja Hulda Karlsdotir, pasi Brejviku përsëri kërkoi lirim me kusht pas më shumë se 13 vitesh burg.
- Post By Fami Bajrami
- 14:36, 19 nëntor, 2024
Oslo, 19 nëntor 2024 (MIA) - Vrasësi i dënuar norvegjez, Anders Brejvik nuk duhet të lëshohet në liri, sepse ai edhe më tej përbën kërcënim serioz, tha prokurorja Hulda Karlsdotir, pasi Brejviku përsëri kërkoi lirim me kusht pas më shumë se 13 vitesh burg.
“A ekziston rrezik që Brejviku të kryejë përsëri krime? Rreziku është real”, tha ajo, duke shtuar se vlerësimi i fundit i rrezikut tregoi se mundësia për dhunë nga Brejviku ishte e njëjtë si 13 vjet më parë.
Brejviku i cili vrau 77 njerëz në vitin 2011, tetë në një sulm me bombë në Oslo dhe më pas 69 të tjerë, kryesisht adoleshentë në një kamp të rinjsh në ishullin Utoja, për herë të dytë kërkon lirim me kusht.
Ai për momentin vuan dënimin me 21 vjet, dënim maksimal për veprimet e tij në kohën kur ka kryer krimet, ndërsa dënimi mund të vazhdohet për sa kohë që gjykata vlerëson se ai vazhdon të paraqesë kërcënim për shoqërinë.
Foto: arkivi i MIA-s