• e enjte, 26 dhjetor 2024

Brazili dhe Franca ndërtojnë nëndetëse për ta mbrojtur paqen në Evropë dhe Amerikën Jugore

Brazili dhe Franca ndërtojnë nëndetëse për ta mbrojtur paqen në Evropë dhe Amerikën Jugore

Rio de Zhanejro, 28 mars 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron dhe nikoqiri i tij, presidenti brazilian Luis Inasio da Silva, të mërkurën shënuan partneritetin strategjik të dy vendeve me lansimin e nëndetëses francezo-braziliane në portin Rio de Zhanejro. 

Ditën e dytë të vizitës së tij në Brazil, Makron u takua me Lulën në kantierin modern detar Itaguai për lansimin e nëndetëses së tretë nga seria prej katër me makinë konvencionale në dizajn francez.

Të dy shefat e shteteve theksuan vlerën e këtij partneriteti.

"Kjo do t'u mundësojë dy vendeve tona, secila e rëndësishme në kontinentin e tyre, të përgatiten me përballjen e këtij problemi, pa u kujdesur për ç'farëdo lloj lufte, sepse ne jemi mbrojtësit e paqes në çdo moment të historisë sonë", tha Lula.

Duke thirrur njëri tjetrin - edhe krahas mospajtimeve, veçanërisht në lidhje me Ukrainën - në "vizionin e njejtë për botën", të Parisit dhe Brazilit, Makron i konfirmoi fjalët e Lulës: "Fuqitë e mëdha paqedashëse - Brazili dhe Franca, duhet të pranojnë se në një botë gjithnjë e më të pa organizuar, ndonjëherë ne duhet ta dimë se si të shfrytëzojmë një gjuhë të fortë për ta mbrojtur paqen".

Marrëveshja e cila përfshin nëndetëse ishte lidhur në vitin 2008 me një pompë të madhe të ish presidentit francez Nikolla Sarkozi dhe Lulës, i cili në atë kohë ende ishte në pushtet. Përveç shitjes së 50-të helikopterëve "Caracal" marrëveshja me vlerë prej 6,7 miliardë euro përfshin edhe zhvillimin e kapaciteteve nëndetëse të Brazilit dhe industrinë e domosdoshme për atë.

Për këtë program të quajtur "Probus", kushtuar mbrojtjes së 8.500 kilometrave nga bregu i gjigantit latinoamerikan, nëndetësja braziliane zgjodhi të punojë me kompaninë mbrojtëse detare franceze "Naval grup".

Përveç kësaj, marrëveshja duhet t'i lejojë Brazilit ta dizajnojë dhe ndërtojë nëndetësen e saj të parë për sulm bërthamor, por ai është shtyrë.

"Fakti që Brazili dëshiron të ketë qasje në njohuritë për teknologji bërthamore nuk është për të luftuar, Duam që kjo njohuri t'i bind të gjitha vendet të cilat duan paqe se Brazili do të jetë në anën e tyre", tha Lula.

Franca, megjithatë, është shumë e përmbajtur për ç'farëdo lloj transferi të teknologjisë në këtë fushë, për shkak të rrezikut nga përhapja e armëve bërthamore.

Gjatë vizitës, Makroni do ta hapë Institutin Pasteur në Sao Paolo dhe do ta publikojë "pakon shëndetësore" franceze për Brazilin dhe Amerikën Latine, ndërsa sot në kryeqytetin Brazilia do të bisedojë me Lulën për çështjet kryesore ndërkombëtare.

Makron dhe Lula në pyllin e Amazonit njoftuan edhe programin për mbledhje "miliarda euro investime të gjelbra" për Amazonin brazilian dhe Guianën franceze. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR