• e enjte, 26 dhjetor 2024

BQE: Tensionet gjeopolitike e dëmtojnë stabilitetin e eurozonës

BQE: Tensionet gjeopolitike e dëmtojnë stabilitetin e eurozonës

Frankfurt, 16 maj 2024 (MIA) - Tensionet gjeopolitike dhe pasiguria e politikave në vitin që ka shumë zgjedhje në botë përfaqësojnë rreziqe për stabilitetin financiar në eurozonë, paralajmëroi sot Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Në rishikimin e tij gjysmëvjetor të stabilitetit financiar, BQE theksoi se kushtet janë përmirësuar nga vlerësimi i saj i fundit. 

"Rreziku afatshkurtër nga recesioni i thellë i shoqëruar me papunësi të rritur - burim kryesor i shqetësimit para gjashtë muajve - është shumë më i vogël nga perspektiva e sotme", tha nënkryetari i BQE-së, Luis de Guindos.

Institucioni me seli në Frankfurt njoftoi se perspektiva ekonomike ishte ndihmuar nga rënia e inflacionit, i cili në prill ishte 2,4 për qind, jo larg qëllimit të tij prej dy për qind. 

Pritjet se BQE së shpejti do të fillojë me uljen e normave të interesit, gjithashtu, e rriti besimin e investitorëve, njoftoi banka qendrore për 20 vendet të cilat e shfrytëzojnë euron.

Por, De Gindos paralajmëroi se pikëpamjet mbeten "të brishta".

"Tensionet gjeopolitike janë burim i rëndësishëm i rrezikut jo vetëm për stabilitetin financiar të eurozonës, por edhe për stabilitetin financiar global", tha ai. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR