• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bou Sab: Nuk ka pengesa serioze për fillimin e armëpushimit në Liban

Bou Sab: Nuk ka pengesa serioze për fillimin e armëpushimit në Liban

 Bejrut, 25 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Parlamentit libanez, Elias Bou Sab   sot deklaroi se "nuk ka pengesa serioze" për fillimin e zbatimit të propozimit amerikan për armëpushim 60-ditor për t'i dhënë fund luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut libanez.

 Ai tha se një nga çështjet e mbetura është se kush do ta mbikëqyrë armëpushimin.

 Është rënë dakord që të formohet një komision i përbërë nga pesë vende, që do të thotë se ky ekip do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e armëpushimit, ndërsa me komisionin do të kryesojë SHBA-ja.

 Zyrtarët libanezë dhe perëndimorë deklaruan se SHBA-ja i ka informuar autoritetet libaneze se armëpushimi mund të shpallet "në orët e ardhshme".

 Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR