• e shtunë, 23 nëntor 2024

Borxhi i SHBA-së arriti vlerë të pabesueshme prej 34,4 bilionë dollarë

Borxhi i SHBA-së arriti vlerë të pabesueshme prej 34,4 bilionë dollarë

Uashington, 4 mars 2024 (MIA) - Borxhi i SHBA-së arriti vlerë të pabesueshme prej 34,4 bilionë dollarë, ndërsa nga qershori i vitit të kaluar u regjistrua intensitet i përshpejtuar i huazimit, kumtoi Ministria e Financave.

Borxhi i fundit prej "dy bilionëve" (dy mijë miliardë) u regjistrua për vetëm 200 ditë - një bilion për 100 ditë, sipas të dhënave të sapopublikuara.

Sa është i përshpejtuar intensiteti i huazimit tregon edhe informata se në periudhën para qershorit të kaluar, shtetit mesatarisht i janë nevojitur madje tetë muaj që ta rrit borxhin për një bilion dollarë.

Majkëll Hartnet, strateg investues i Bankës së Amerikës, banka e dytë sipas madhësisë investuese në SHBA, beson se ritmi i huazimit do të mbetet në këtë nivel dhe se rritja e mëtejshme e borxhit prej 34 në 35 bilionë dollarë po ashtu do të ndodh në afat të shkurtë prej vetëm 100 ditëve.

Servisi i njohur investues Mudis paradokohe e ka zvogëluar rejtingun kreditor të administratës federale amerikane prej stabil në negativ, që do të thotë se ekziston brengosje e caktuar për azhurnitetin dhe mundësinë për pagesë të rregullt të borxhit.

"Mudis", siç u theksua, pret që deficiti fiskal i SHBA-së në të ardhmen të mbetet në nivel të lartë, si dhe se rritja e madhe dhe e vazhdueshme e borxhit e sjell në pyetje logjikën ekonomike të huazimit të mëtejshëm.

Borxhi amerikan në dhjetor vitin e kaluar është 124,2 për qind nga bruto prodhimi vjetor kombëtar dhe është rritur për pothuaj dy për qind në krahasim me kuartalin e tretë të vitit të kaluar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR