• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borrell: Vendet-anëtare të BE-së duhet t'i dërgojnë sistemet e tyre antiraketore në Ukrainë

Borrell: Vendet-anëtare të BE-së duhet t'i dërgojnë sistemet e tyre antiraketore në Ukrainë

Romë, 18 prill 2024 (MIA) - Vendet-anëtare të Bashkimit Evropian duhet t'i dërgojnë sistemet e tyre antiraketore që të përforcohet mbrojtja antiajrore e Ulkrainës, ndërsa Rusia i sulmon qytetet e saj, deklaroi sot shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borrell, duke paralajmëruar se Evropa nuk mund të mbështetet vetëm në Uashington për ndihmën për Kievin.

Më shumë se dy vite pas fillimit të pushtmit rus, Ukraina përballet me mungesë të municionit, republikanët në Kongresin amerikan e bllokojnë ndihmën kryesore ushtarake, ndërsa BE-ja nuk arrin të dërgojë mjaftueshëm municion në kohë.

"Kemi Patriotë, kemi sisteme antiraketorë. Duhet t'i nxjerrim nga kazermat tona, ku janë për çdo rast dhe t'i dërgojmë në Ukrainë, ku luftohet", deklaroi Borrell për gazetarët në takimin e ministrave të punëve të jashtme nga vendet-anëtare të G7, i cili po mbahet në ishullin italian Kapri.

"Në të kundërtën, sistemi elektroenergjetik i Ukrainës do të shkatërrohet. Ndërsa asnjë vend nuk mund të luftojë pa rrymë nëpër shtëpi, në fabrika, për internetin, për gjitthçka", shtoi ai.

Mbrojtja antiajrore e Ukrainës është një çështje kyçe për ministrat që takohen në Itali, pasi Gjermania dje i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të bëjnë më shumë për të ndihmuar Kievin.

"Jam i sigurt se do ta bëjmë, por duhet ta bëjmë shpejt," tha Borrell, duke shtuar se i vjen keq që "politika e brendshme" në SHBA-së po vononte një paketë ndihme shumë të nevojshme në vlerë prej 60.84 miliardë dollarë për Ukrainën. 

"Nuk mund të varemi vetëm nga SHBA-ja. Duhet të marrim përgjegjësinë tonë dhe të mos themi: “Mjafton SHBA-ja”, theksoi përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. mb/

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR