• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borrell: Tramp në krye të SHBA-së nuk është fund i botës, por fillim i një bote të re, më ndryshe

Borrell: Tramp në krye të SHBA-së nuk është fund i botës, por fillim i një bote të re, më ndryshe

Bruksel, 15 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhozep Borrell vlerësoi se zgjedhja e Donald Trampit për president të SHBA-së do të ketë "shumë pasoja shoqërore, politike dhe gjeopolitike, të cilat do ta shënojnë zhvillimin e botës edhe për nipërit tanë".

Borrel, i cili e braktis funksionin shef i BE-së për Politkë të Jashtme dhe Siguri, në Parlamentin Evropian tha se ardhja e Trampit në krye të SHBA-së "nuk është fund i botës, por fillim i një bote të re, më ndryshe".

Duhet të përgatitemi për atë që mund të vijojë, parashikoi ai, duke thënë se kjo duhet bërë "me arsye dhe me kujdes".

Borrell theksoi se partnerët e BE-së duhet të tregojnë se nuk janë as të frikësuar, as të përçarë, por shtoi se "realiteti tregon se ata me siguri janë", pasi, siç shtoi ai, fitorja e Trampit "nuk u përshëndet njëjtë në të gjitha kryeqendrat e Bashkimit Evropian".

Sipas tij, kjo do të ketë pasoja për marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së dhe publikimi i doganave amerikane prej 10 për qind për importin evropian, siç nënvizoi, pa dyshim do ta rrezikojë konkurrencën në BE, ndërsa të dhënat shumë më të larta për prodhimet kineze, më pas do t'i orientojnë mallrat kineze në Evropë.

Borrell veçanërisht theksoi se Evropa duhet ta kompensojë financiarisht dhe industrialisht uljen e paralajmëruar amerikane të mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Kievin. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR