• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borrell për djegien e Kuranit: BE-ja është kundër urrejtjes fetare dhe jotolerancës

Borrell për djegien e Kuranit: BE-ja është kundër urrejtjes fetare dhe jotolerancës

Bruksel, 26 korrik 2023 (MIA) - Pas procedurave të paradokohshme të individëve në Evropë, të cilat kanë qenë ofendim për shumë myslimanë, Bashkimi Evropian e përsërit hedhjen poshtë të fuqishme dhe vendimtare të çfarëdo qoftë forme të nxitjes së urrejtjes fetare dhe jotolerancës, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Zhozep Borrell.

Paradokohe, kopje të Kuranit janë djegur para ambasadave të vendeve si Egjipti ose Turqia në Dnaimarkë dhe Suedi.

"Respektimi i dallimeve është vlera themelore e Bashkimit Evropian. Kjo përfshin respektim të bashkësive tjera fetare. Përdhosja e Kuranit ose çfarëdo libri tjetër të shenjtë paraqet ofendim, mosrespektim dhe është provokim i qartë. Në BE nuk ka vend për racizëm, ksenofobi dhe jotolerancë", deklaroi Borrell.

"Ne edhe më tej e mbrojmë lirinë e besimit dhe lirinë e shprehjes në vend dhe jashtë tij: por gjithçka që është joligjore nuk do të thotë se është etike", thuhet në deklaratën e Borrellit, të publikuar nga pres-shërbimi i Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS). mb/  

 

QËNDRONI TË LIDHUR