• e premte, 08 nëntor 2024

Borrell: Kam dorëzuar propozim deri te Këshilli i BE-së për shfrytëzimin e të ardhurave nga mjetet e bllokuara ruse

Borrell: Kam dorëzuar propozim deri te Këshilli i BE-së për shfrytëzimin e të ardhurave nga mjetet e bllokuara ruse

Bruksel, 20 mars 2024 (MIA) - Sot e kam prezantuar propozimin tim për miratimin e vendimit të Këshillit të BE-së për shfrytëzimin e të ardhurave të papritura nga fondet e bllokuara ruse për mbëshetje të Ukrainës në luftën e saj për epërsi, publikoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell.

"Nëntëdhjetë për qind do të shpërndahen përmes Fondit paqesor evropian, ndërsa 10 për qind përmes Buxhetit të BE-së", theksoi Borrell në një postim në Iks.

Ai theksoi mëtej se me padurim pret që propozimi i këtillë të miratohet sa më shpejt që është e mundur nga ana e liderëve të BE-së.

"Kjo do ta tregojë unitetin dhe përkushtimin e BE-së për mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj", shtoi Borrell në postim.

Shefat e shteteve ose të qeverive të vendeve-anëtare të BE-së do të takohen nesër dhe pasnesër në Bruksel. Një nga temat e Samitit të BE-së është edhe gjendja në Ukrainë dhe mbështetja e Unionit për vendin në përballjen me agresionin rus.

Vlerësohet se në këtë mënyrë janë siguruar rreth tre miliardë euro në vit shtesë financim për mbështetje të Ukrainës.

Në vendet e G7, BE dhe Australi janë të bllokuara rreth 260 miliardë euro mjete të Bankës qendrore ruse, kryesisht në formë të letrave me vlerë dhe para kesh, nga të cilat mbi dy të tretat janë në vende të Unionit.

Një pjesë e madhe e mjeteve janë të bllokuara përmes shtëpisë së kliringut "Eurokliar" me seli në Belgjikë, e cila komunikoi se vitin e kaluar nga këto shuma të bllokuara janë realizuar rreth 4,4 miliardë euro fitim. mb/

Foto. Iks

QËNDRONI TË LIDHUR