• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borrell kërkoi "ndërprerje të armiqësive" që të mundësohet qasje humanitare deri në Gazë

Borrell kërkoi

Bruksel, 28 tetor 2023 (MIA) - Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell kërkoi "ndërprerje të armiqësive" që të lejohet ndihma humanitare në Rripin e Gazës pas bombardimit intensiv në këtë territor gjatë natës.

"Gaza është në terr dhe izolim të plotë derisa vazhdojnë granatimet e fuqishme", ka shkruar Borrel në X.

Ai tha se janë vrarë shumë civilë, duke përfshirë edhe fëmijë.

"Kjo është kundër së drejtës humaninatre ndërkombëtare. I dënojmë të gjitha sulmet ndaj civilëve, duke përfshirë edhe sulmet e vazhdueshme dhe joselektive ndaj Izraelit dhe kërkojmë lirimin urgjent dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjëve", ka shkruar Borrell. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR