• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borrell: Izraeli do të ndalojë të hedh bomba vetëm nëse nuk ka

Borrell: Izraeli do të ndalojë të hedh bomba vetëm nëse nuk ka

Bruksel, 9 maj 2024 (MIA) - Mënyra e vetme që Izraeli të mos hedh bomba është që mos të ketë, deklaroi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Zhozep Borrell, transmetoi Anadollu.

Ai këtë e deklaroi para bisedimeve me ministrin spasnill të Punëve të Jahstme, Hoze Manuel Albares, ndëra gjithashtu e përshëndeti vendimin e Madridit që së shpejti ta njohë shtetësinë palestineze.

"Spanja ka qëndrim për Palestinën, e cila për shumë persona është e rrënjosur në parimet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Nëse disa vende e bëjnë hapin, jam i sigurt se do të pasojnë edhe më shumë. Është e shkëlqyer që ata, të cilët vërtet besojnë në zgjidhje me dy shtete, e tregojnë këtë me vepra", tha Borrell. mb

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR