• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borrell dhe Paten bënë thirrje për veprim vendimtar kundër dhunës seksuale si taktikë në luftë

Borrell dhe Paten bënë thirrje për veprim vendimtar kundër dhunës seksuale si taktikë në luftë

Bruksel, 19 qershor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell dhe përfaqësuesja speciale e KB-së kundër dhunës seksuale në konflikte, Pramila Paten, bënë thirrje sot për veprime më vendimtare për parandalimin dhe eliminimin e dhunës seksuale dhe promovimin e barazisë gjinore.

Borrell dhe Paten me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër dhunës seksuale në konflikt, kanë shprehur shqetësim për rritjen e përdorimit të dhunës seksuale si një taktikë lufte, terrori dhe represioni politik dhe kërcënim për sigurinë kolektive.

"Ju bëjmë thirrje për platforma të sigurta digjitale në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në mënyrë që të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt dhe ata që i mbështesin ato të mund t'i përdorin këto platforma për të luftuar mosndëshkimin dhe për të kërkuar përgjegjësi më të madhe", thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriu (EEAS).

Borrell dhe Paten shtuan se ata janë të vendosur të mbrojnë viktimat e dhunës seksuale në konflikt, t'i japin fund mosndëshkimit të autorëve dhe të garantojnë qasje në drejtësi, dëmshpërblime dhe kompensim për të mbijetuarit.

Duke trajtuar pabarazinë gjinore digjitale, ne mund të krijojmë një botë ku gratë dhe fëmijët mund të jetojnë pa frikë dhe dhunë, thanë Borrell dhe Paten. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR