• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borrell: Azerbajxhani të sigurojë respektim të plotë të të drejtave dhe sigurisë të armenëve nga Karabahi

Borrell: Azerbajxhani të sigurojë respektim të plotë të të drejtave dhe sigurisë të armenëve nga Karabahi

Bruksel, 22 shtator 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian me vemendje i përcjell ngjarjet në Nagorno Karabah dhe shpreson solidaritet të plotë me armenët nga Karabahu, të cilët u përballën me vështirësi të mëdha, për shkak të bllokadës disamuajshe të Korridorit të Laçinit që ka sjellë deri në mungesë të ushqimit dhe ilaçeve dhe për shkak të dërgesave të shumëfishta në dërgesën e gazit dhe rrymës, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme, Zhozep Borrell në fjalimin para Këshillit të Sigurisë të KB-së.

"Azerbajxhani bart përgjegjësi të sigurojë respektim të plotë të të drejtave dhe sigurisë të armenëve nga Karabahu dhe BE-ja vazhdimisht bën të ditur se përdorimi i forcës për zgjidhjen e kontesteve nuk është i pranueshëm", porositi Borrell në seancën e Këshillit të Sigurisë në Nju-Jork, kushtuar raportit më të ri të ngjarjeve në Nagorno-Karabah.

Ai theksoi se BE-ja e dënon operacionin ushtarak të Azerbajxhanit në rajon, shprehu keqardhje për viktimat nga ky eskalim dhe presim ndërprerje të armiqësive dhe çdo lloj dhune.

Sipas Borrellit, Azerbajxhani duhet të përfshihet në dialogun gjithpërfshirës dhe transparent me armenët nga Karabahu që të sigurojnë të drejtat e tyre dhe sigurisë, duke përfshirël edhe të drejtën  e tyre që të jetë denjësisht në shtëpitë e tyre.

"Më lejoni të jem i qartë. BE-ja mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe pret që të gjithë aktorët të bëjnë të njëjtën gjë. Ne i bëjmë thirrje Azerbajxhanit të riafirmojë angazhimin e tij të qartë për integritetin territorial të Armenisë dhe të pajtohet me caktimin e kufirit të tyre të ndërsjellë, në përputhje me letrën dhe frymën e Deklaratës së Almatit të vitit 1991", tha Borrell.

Ai theksoi gjithashtu se BE-ja bën thirrje për vazhdimin e negociatave midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për të gjitha çështjet e pazgjidhura, në mënyrë që të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje paqeje. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR