• e martë, 24 dhjetor 2024

Borrell apelon për uljen e tensioneve mes Libanit dhe Izraelit

Borrell apelon për uljen e tensioneve mes Libanit dhe Izraelit

Bejrut, 12 shtator 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell sot i bëri thirrje Libanit dhe Izraelit të bëjnë përpjekje për të ulur tensionet përgjatë kufirit.

Deklarata e tij pasoi pas sulmeve të sotme ndërkufitare nga anëtarët e grupit Hezbollah dhe armatës izraelite.

"Pasi vizitova për herë të fundit Libanin në janar, daullet e luftës nuk kanë pushuar së rrahuri. Që atëherë, shqetësimet që përshkrova janë rritur, eskalim më të madh, durarje nga një përhapje e luftës nga Gaza dhe druarje për shkak vuajtjeve masive njerëzore", theksoi Borrell në konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm libanez, Abdalla Bu Habib në Bejrut.

Ai tha se sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 4.000 ndërtesa banimi në Liban u shkatërruan plotësisht, ndërsa mbi 110.000 libanezë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre në zonat kufitare. Borell theksoi se situata është e njëjtë në anën tjetër të kufirit, në Izrael.

Borrell gjithashtu tha se BE-ja "është në anën e popullit libanez për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur në trajtimin e kërcënimeve dhe sfidave".

"BE bën shumë, por ne nuk kemi shkop magjik", theksoi Borell. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR