• e hënë, 08 korrik 2024

Borrell apelon për de-përshkallëzim: Lindja e Afërt është buzë humnerës

Borrell apelon për de-përshkallëzim: Lindja e Afërt është buzë humnerës

Bruksel, 15 prill 2024 (MIA) - Lindja e Afërt është "në buzë të humnerës", deklaroi sot shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borrell dhe ka bërë thirrje për një de-përshkallëzim të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

Irani ka gjuajtur qindra raketa dhe drone drejt Izraelit të shtunën mbrëma si kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar izraelit në konsullatën e Teheranit në Damask që vrau disa oficerë të Gardës revolucionare iraniane, duke përfshirë dy komandantë të lartë. Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin ajror të 1 prillit në kryeqytetin sirian.

 "Ne jemi në prag të një humnere dhe duhet të tërhiqemi nga ajo" deklaroi shefi i Punëve të Jashtme të BE-së për radion spanjolle Onda Sero. "Patjetër duhet t'i shtyçim frenat dhe të kalojmë në shpejtësi tjetër", shtoi ai.

Borrell, gjithashtu, tha se pret përgjigje izraelite ndaj sulmit ajror të paprecedentë iranian, por spresonte se ai nuk do të dërgonte në përshkallëzimin e mëtejshëm.

Sipas fjalëve të tij, ekziston një "ndarje e thellë" në koalicionin qeverisës të krahut të djathtë të Izraelit midis politikanëve kokëfortë që duan hakmarrje brutale dhe fraksionit "më të moderuar dhe të arsyeshëm". Ky fraksion kërkon një përgjigje", theksoi Borrell, "por në një mënyrë që shmang përgjigjen e përgjegjësisë".

Shefi për pPolitikë të jashtme të BE-së, i cili mbrëm vonë ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Hosein Amir Abdollahian, tha se BE-ja duhet të mbajë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Iranin pavarësisht sanksioneve që Unioni ka vendosur ndaj Republikës islamike për shkak të programit të saj të diskutueshëm bërthamor dhe çështje të tjera.

"Në interes të të gjithëve është që Irani të mos bëhet fuqi bërthamore dhe që paqja të mbizotërojë në Lindjen e Afërt", theksoi Borrell. rq/

Foto: Arkivii i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR