• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borreli: Deri në fund të vitit do t'i dorëzojmë të gjitha një milion predha të artilerisë në Ukrainë

Borreli: Deri në fund të vitit do t'i dorëzojmë  të gjitha një milion predha të artilerisë në Ukrainë

 Bruksel, 11 nëntor 2024 (MIA) - Evropa është afër përmbushjes së premtimit për dërgimin e një milion predhave të artilerisë në Ukrainë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i BE-së, Zhosep Borreli.

 "Pothuajse jemi gati. Tashmë kemi dorëzuar më shumë se 980 mijë predha, ndërsa  dhe shumë shpejt do të dorëzojmë një milion predha"," tha Borreli.

 Ai theksoi se BE-ja nuk arriti të dorëzojë një milion raketat e premtuara deri në pranverën e këtij viti, por se muajt e fundit ka arritur të përshpejtojë ndjeshëm prodhimin.

Borreli shprehu shpresë se BE do të dërgojë të njëjtën sasi municionesh në Ukrainë.

"Në përgjithësi, do të dorëzojmë më shumë se 1.5 milionë copë municione në Ukrainë deri në fund të vitit. Problemi nuk ishte në transferimin e asaj që ishte në dispozicion, por në prodhim: Kur premtuam të arrinim nivelin e një milion predha në vit deri në pranverë, nuk dinim se cili ishte kapaciteti aktual i prodhimit dhe nuk ishte aq sa menduam", tha ai.

 Në vitin 2023, BE-ja premtoi t'i dorëzojë një milion predha Ukrainës deri në pranverën e vitit 2024, por ai afat vetëm gjysma e atyre të premtuara ishin dorëzuar për shkak të problemeve me prodhimin.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR