• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Borisov: Në asnjë mënyrë nuk e çojmë vendin drejt luftës

Borisov: Në asnjë mënyrë nuk e çojmë vendin drejt luftës

Sofje, 23 qershor 2023 (MIA) - Lideri i partisë bullgare në pushtet GERB dhe ish kryeministri bullgar, Bojko Borisov sot në korridoret e Kuvendit kombëtar në Sofje i është përgjigjur në mënyrë ekspresë presidentit bullgar Rumen Radev, duke deklaruar se qeveria në asnjë mënyrë nuk e çon vendin drejt luftës.

"Ne në asnjë rast nuk e shtyjmë vendin në luftë", deklaroi Borisov në komentin e tij për Radevin i cili sot në mëngjes deklaroi se "kursi i qeverisë së re është ta shtyjë Bullgarinë edhe më afër luftës".

“Nuk kam arsye të flas në emër të Qeverisë, mund të flas vetëm në emër të grupit tim parlamentar. E gjithë bota demokratike e ndihmon Ukrainës në çdo mënyrë", ka thënë Borisovi. 

QËNDRONI TË LIDHUR