• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borisov hoqi imunitetin e tij parlamentar për shkak të hetimit për aferën "Barcelonagejt"

Borisov hoqi imunitetin e tij parlamentar për shkak të hetimit për aferën

Sofje, 6 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i njërës nga partitë bullgare në pushtet GERB (Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë), dhe ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, njoftoi se ka hequr imunitetin e tij parlamentar.

"Bisedova me anëtarët e grupit të deputetëve të GERB, do të heq dorë nga imuniteti edhe krahas asaj që ish prokurori shtetëror e bëri kundër meje", tha Borisov në Parlament, edhe pse paraprakisht tha se "kategorikisht refuzon" për të hequr imunitetin e tij.

Ai shtoi se ka besim në gjykatat dhe prokurorinë bullgare, lajmëroi Radio Bullgaria.

Prokuroria e qytetit në Sofje paraprakisht i propozoi prokurorit shtetëror të kërkojë heqjen e imunitetit parlamentar të Borisovit për shkak të rastit "Barecelonagejt".

Bëhet fjalë për aferë në të cilën ish kryeministri është nën hetim tashmë tri vjet, ndërsa sipas prokurorit, janë mbledhur dëshmi se Borisov ka pastruar para duke dhënë para të fituara në mënyrë të paligjshme për blerjen e pronave të patundshme jashtë vendit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR