• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Boris Xhonson nuk e hedh poshtë mundësinë që të kthehet në politikë

Boris Xhonson nuk e hedh poshtë mundësinë që të kthehet në politikë

Uashington, 12 prill 2024 (MIA) - Ish kryeministri Boris Xhonson nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për rikthim në politikë, por ai u tha studentëve në Uashington se do të kthehej në jetën publike në Britaninë e Madhe vetëm nëse ai mendon se mund të ishte i dobishëm. Ish kryeministri i cili në qershor i mbush 60 vjet, ka folur para studentëve të Universitetit Xhorxhtaun, njofton "Tajmsi" londinez. 

Pasi foli për tema siç janë kërcënimi global për demokraci, gjasat që Donald Tramp të bëhet sërish president në zgjedhjet e ardhshme në nëntor, si dhe çështja e kohës së tij si kryeministër, Xhonson u pyet nëse ekzistonte mundësia që ai të kandidonte për deputet.

"Në një të ardhme të afërt, jo. Besoj se rrethanat e vetme në të cilat dikush do të kandidonte për deputet nënkuptojnë se ai person mund të kontribuojë për shtetin", tha Xhonson.

Ai dha dorëheqje si deputet vitin e kaluar, 12 muaj pasi u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër. Që nga largimi zyrtar nga politika, ai është bërë një mbështetës i vendosur i Ukrainës, ndërsa të enjten u bëri thirrje kongresmenëve amerikanë që të miratojnë një draft- ligj që do të lejonte 60 miliardë dollarë ndihmë amerikane për Kievin. Republikanët besnikë të Donald Trampit u zotuan të refuzojnë draft- ligjin të cilin Xhonson mbrëmë e quajti "politikë izolacioniste". qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR