• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borelli në Pekin: Është thyer besimi mes Kinës dhe BE-së 

Borelli në Pekin: Është thyer besimi mes Kinës dhe BE-së 

Pekin, 13 tetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, sot në Pekin deklaroi se besimi midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Kinës është "thyer".

“Besimi është baza e çdo marrëdhënieje njerëzore, ndërsa besimi i ndërsjellë (i Kinës dhe BE-së) është thyer”, tha Borrell në fjalimin në një universitet prestigjioz në Pekin.

Zyrtari evropian shtoi se duhet punuar për të rikthyer besimin.

Borrell, gjithashtu, tha se se çekuilibri tregtar midis BE-së dhe Kinës "nuk është vetëm kuantativ, por edhe kualitativ".

Sipas tij, shkak për këtë janë vështirësitë me të cilat përballen kompanitë evropiane kur duan të hyjnë në tregun kinez.

Borrell mbërriti dje në Kinë, ndërsa në axhendën e vizitës, ndër të tjera, është mbrojtja e strategjisë evropiane për “reduktimin e rrezikut” dhe vendosja e themeleve për samitin BE-Kinë në fund të këtij viti. ls/

Foto: EPA

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR