• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borell: Rregullat ndërkombëtare asnjëher nuk janë injoruar kështu si sot

Borell: Rregullat ndërkombëtare asnjëher nuk janë injoruar kështu si sot

Nju Jork, 24 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Zhozep Borell, si nikoqir i takimit joformal të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se rregullat ndërkombëtare kurrë nuk janë neglizhuar aq sa sot.

“Bota është goditur nga shumë kriza, aq sa rregullat ndërkombëtare nuk janë neglizhuar aq sa sot. Sistemi ndërkombëtar i rregullave nuk është zbatuar dhe respektuar kurrë kaq dobët. Dje shkëlqeu një dritë shprese: miratimi i "Paktit për të ardhmen" tregon se ka një kërkesë të madhe për multilateralizëm, që do të thotë se të gjithë kanë zërin e tyre, që të gjithë të marrin parasysh interesat e të gjithëve, jo vetëm të fuqive të mëdha”, tha Borell.

Ai shtoi se "evropianët kanë një përgjegjësi të veçantë ndaj qytetarëve në botë, sepse sistemi shumëpalësh, kur funksionon, sjell paqe dhe stabilitet”.

Lidhur me luftën në Ukrainë, Borell tha se situata është kritike. 

"Situata është kritike. Putin vazhdon të bombardojë infrastrukturën që prodhon rrymë për ukrainasit. Pothuajse dy të tretat e kapacitetut për prodhimin e energjisë janë shkatërruar. Jam i sigurtë se ai po përpiqet të dobësojë vullnetin e popullit ukrainas duke i shtyrë ata në të ftohtin dhe errësirën e dimrit", tha Borell. 

Kur bëhet fjalë për Lindjen e Afërt, ai deklaroi se situata në kufirin (Izraelit) me Libanin dhe në Bejrut është bërë "shumë shqetësuese dhe e rrezikshme, me shumë viktima civile". “Aktualisht jemi dëshmitarë të një eksodi të madh njerëzish që lëvizin nga Libani jugor në veri. Pamjet ajrore nga autostradat në Libanin jugor tregojnë turma të mëdha, një rrëmujë të madhe njerëzish që po ikin ndërsa paralajmërohen se forcat izraelite do të bombardojnë të gjitha objektivat e lidhura me Hezbollahun. Nga ana tjetër, më shumë se 100,000 njerëz në Izrael tashmë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të Hezbollahut”, shtoi Borell.

Zyrtari më i lartë i BE-së tha se "të dyja palët vazhdojnë të luftojnë dhe bombardimi i Bejrutit ka shkaktuar një numër të madh viktimash civile".

“Rreziku i përhapjes rajonale të konfliktit po rritet. Ka një rrugë drejt sigurisë për të dyja palët dhe kjo është rezoluta e Këshillit të Sigurimit. Është e qartë se Hezbollahu mban një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për sulmet ndaj Izraelit, por këto sulme janë një vazhdimësi e luftës në Gazë, e cila po përhapet në të gjithë rajonin, duke prekur Detin e Kuq, Libinë dhe Bregun Perëndimor, ku situata është gjithnjë e më shumë përtej kufijve të Kombeve të Bashkuara dhe qëndrimeve të Bashkimit Evropian. Ne do tl diskutojmë për këtë për të liruar pengjet, për të mundësuar ndihmën humanitare dhe për të filluar procesin politik. Ne nuk mund të presim për një armëpushim, kush e di se kur do të ndodhë," theksoi Borell. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR