• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borel: Putini po e bombardon Ukrainën për ta forcuar kandidaturën e tij për rizgjedhje si president i Rusisë

Borel: Putini po e bombardon Ukrainën për ta forcuar kandidaturën e tij për rizgjedhje si president i Rusisë

Bruksel, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Në prag të dimrit dhe për ta forcuar kandidaturën e tij për rizgjedhje për president i Rusisë, Vladimir Putini po përpiqet që të japë një shtysë të re për luftën në Ukrainë, duke kryer përsëri sulme me raketa në Kiev, duke goditur objektiva civile, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrel, në një konferencë për shtyp pas takimit të sotëm të ministrave të jashtëm evropianë në Bruksel.

"Duhet të bëjmë gjithçka që Putini të mos qeverisë", shtoi ai. 

Sipas tij, Ukraina po lufton në dy fronte - në fushën e betejës dhe në rrugën drejt BE-së.

"Duhet ta mbështesim Ukrainën, krerët e shteteve dhe qeverive evropiane duhet të marrin një vendim të rëndësishëm këtë javë",  theksoi ai duke vënë në dukje pritjet se Këshilli Evropian do të mbështesë fillimin e negociatave për anëtarësim me Kievin.

Përveç ndihmës ushtarake, ai beson se duhet të sigurohet financim afatgjatë i Ukrainës.

"Është koha që të rritet dhe të përshpejtohet ndihma. Mbështetja jonë duhet të jetë e vazhdueshme, prandaj nevojitet të jemi të bashkuar", tha Borreli.

Ai shtoi se nesër vendet e BE-së do të marrin propozim si t'i shfrytëzojnë të ardhurat nga pronat e sekuestruara ruse sipas sanksioneve evropiane.

Boreli theksoi se propozimi është lëndë e miratimit nga Këshilli i BE-së.  qa/

Fto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR