• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borell para fillimit të bisedimeve në Bruksel: Obligimet nuk do të zhduken, marrëveshja duhet të zbatohet

Borell para fillimit të bisedimeve në Bruksel: Obligimet nuk do të zhduken, marrëveshja duhet të zbatohet

Beograd, 26 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel deklaroi se sot në takimet në Bruksel, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti do të bisedojë për hapat e ardhshëm drejt implementimit të marrëveshjes dhe përsëriti se marrëveshja duhet të zbatohet, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ai në konferencë për shtyp, në prag të raundit të ri të dialogut, tha se sot do të bisedojnë edhe si të shkohet përpara në bazë të marrëveshjes.

"Është e qartë se marrëveshja duhet të zbatohet. Marrëveshjet janë baza e veprimit. Por, aksioni duhet ta ndjekë marrëveshjen. Zbatimi është fjala kyçe. Dhe sot do të punojmë në hapat e ardhshlm konkret për këtë implementim dhe tejkalim të krizës së prëditshme në procesin e normalizimit", tha Borell.

Ai përkujtoi edhe se BE-ja zakonisht ankohet për mungesë përkushtimi, përparimi, implementimi, vullneti për gjetje të konsensusit dhe se shpreson se raundi i sotëm i dialogut do të dërgojë porosi tjetër dhe do të përfundojë ndryshe. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR