• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borell: Përparim i vogël diplomatik në marrëdhëniet me Rusinë

Borell: Përparim i vogël diplomatik në marrëdhëniet me Rusinë

Nju-Delhi, 3 mars 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell deklaroi se ka parë "përparim të vogël" në diplomacinë me Rusinë pas mbledhjes së ministrave të punëve të jashtme të vendeve më të zhvilluara industriale G20 në Nju-Delhi.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov mbeti në hapësirën kur vendet perëndimore e kritikonin Rusinë, për dallim nga mbledhja e fundit e ministrave të punëve të jashtme të G20 në Bali vitin e kaluar, kur ai doli.

"Të paktën këtë herë ai qëndroi dhe dëgjoi. Ky është përmirësim i vogël, por i rëndësishëm. Mendoj se është më mirë se asgjë", tha Borell.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri tha se do të kundërshtohet në çfarëdo tentimi për përjashtim të Rusisë nga G20, pasi "duhet të vazhdojmë të bisedojmë ose të paktën të dëgjojmë nëse nuk flasim". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR