• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borell për vizitë në Oman në takim me Këshillin e BE-GCC

Borell për vizitë në Oman në takim me Këshillin e BE-GCC

Bruksel, 9 tetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell sot zyrtarisht e fillon vizitën e tij treditëshe në Oman, në suaza të të cilit do të marrë pjesë në mbledhjen ministrore të Këshillit për Bashkëpunim të Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin Persik (GCC).

Për sot është parashikuar që Borell të mbajë ligjëratë në Kolexhin e Omanit për mbrojtje kombëtare në Muskat, ta vizitojë fregatën spanjolle "Navara", e cila është përfshirë në operacionin "Atalanta" të marinave ushtarake të anëtarëve të Bashkimit Evropian, si dhe do të mbajë takime me një pjesë të pjesëmarrësve të takimit në Këshillin për Bashkëpunim BE-GCC.

Borell së bashku me ministrin e Omanit për Punë të Jashtme Said Badër bin Hamad Al Busaidi nesër do të kryesojnë me mbledhjen e 27-të të Këshillit për bashkëpunim BE-GCC, në të cilën do të marrë pjesë eurokomisari për Menaxhim me Krizat, Janez Lenarçiç.

Në ditën e fundit të vizitës së Borellit në Oman, janë parashikuar takime të tij dypalëshe me një pjesë të përfaqësuesve të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin Persik (GCC).

Dje, para shkuarjes për në Muskat, Borell në platformën X publikoi se BE-ja dhe vendeve e Gjirit Persik kanë shumë sfida të përbashkëta të cilat kërkojnë bashkëpunim të afërt, duke i përfshirë edhe "pasojat tragjike nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit". "Duhet të vazhdojmë të punojmë për paqen", citoi Borell në postim. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR