• e shtunë, 23 nëntor 2024

Borell: Nuk ekziston plan tjetër paqësore për BE-në përveç "formulës paqësore" të Zelenskit

Borell: Nuk ekziston plan tjetër paqësore për BE-në përveç

Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian mbështet vetëm një plan paqësor për Ukrainën - "formula paqësore" e presidentit Vollodimir Zelenski, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell, pas mbërritjes së tij në samitin e NATO-s në Uashington.

"Nëse e ndërpresim mbështetjen për Ukrainën, lufta me siguri do të përfundojë. "Por, si? Me kapitulimin e Ukrainës. Me qeverinë marionete në Kiev, agresori e theu popullin ukrainas. A duam kështu ta përfundojmë luftën?", tha Borell, duke i komentuar pretendimet se mbështetja për Ukrainën vetëm e vazhdon luftën.

Ai theksoi se është e domosdoshme mbështetja e Ukrainës që të parandalohet rrjedha e tillë. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR