• e premte, 27 dhjetor 2024

Borell ka biseduar me ministrat e Punëve të Jashtme të G7 për situatën në Rusi

Borell ka biseduar me ministrat e Punëve të Jashtme të G7 për situatën në Rusi

Bruksel, 24 qershor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane Zhosep Borell sot bisedoi me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve nga G7 për situatën në Rusi. 

Borell në Tuiter ka shkruar se janë duke u zhvilluar përgatitjet për takimin e nesërm të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së dhe se qendra e reagimit ndaj krizës është aktivizuar.

Ai gjithashtu shtoi se mbështetja për Ukrainën vazhdon me një ritëm të pandërprerë. 

Sot në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar popullit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas thirrjes së shefit të grupit paraushtarak Vagner, Evgenij Prigozhin për kryengritjen e armatosur dhe hyrjen e forcave mercenare në Rostov mbi Don,vlerësoi se bëhet fjalë për "tradhti" dhe premtoi se do ta "mbrojë popullin" dhe Rusinë. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR