• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borell kërkon hetim për sulmin izraelit ndaj personelit të VCK në Gazë

Borell kërkon hetim për sulmin izraelit ndaj personelit të VCK në Gazë

Bruksel, 2 prill 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell, shprehu ngushëllimet e tij për shtatë anëtarët e personelit të organizatës joqeveritare Kuzhina qëndrore botërore (VCK) gjatë sulmit të mbrëmshëm ajror izraelit në Gazë.

"Dënoj sulmin dhe kërkoj hetim. Pavarësisht të gjitha kërkesave për mbrojtjen e civilëve dhe punëtorëve humanitarë, ne po shohim viktima të reja të pafajshme", theksoi Borell sot në një postim në Iks.

Sipas tij, ky sulm tregon nevojën për zbatimin e menjëhershëm të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të cilën kërkohet armëpushim, akses të plotë humanitar dhe mbrojtje të shtuar të civilëve në Gazë.

VCK kumtoi se shtatë anëtarë të personelit të saj u vranë mbrëmë vonë në një sulm ndaj automjetit të tyre në qendër të Gazës, ku po ndihmonin për të shpërndarë ushqime dhe ndihma të tjera. Ata mbërritën në Gazën veriore disa orë më parë. Pas kësaj, sot organizata njoftoi se po pezullon aktivitetet e saj në rajon.

Kuzhina qëndrore botërore është organizatë qeveritare jofitimprurëse me seli në Uashington, e themeluar në vitin 2010, me misionin e shpërndarjes së ushqimit për njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore. Misioni i saj i parë ishte në Haiti pas tërmetit shkatërrues në 2010, dhe më pas ajo ndihmoi viktimat e uraganit Harvi në Teksas dhe zjarreve në qarqet Ventura dhe Santa Barbara në Kaliforni. Gjatë pandemisë Kovid shpërndante ushqime në të gjithë Shtetet e Bashkuara, që nga viti 2022 ka kuzhinat e veta në Ukrainë dhe vitin e kaluar ka ndihmuar edhe viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri. Që nga vjeshta e kaluar, VCK ka dërguar ushqim dhe ndihma për civilët në Gaza gjithashtu. ls/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR