• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borell e kritikoi vendimin e SHBA-së për afatin e Izraelit ta përmirësojë situatën humanitare në Gaza

Borell e kritikoi vendimin e SHBA-së për afatin e Izraelit ta përmirësojë situatën humanitare në Gaza

Jerusalem, 17 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Zhozep Borell sot e kritikoi SHBA-në që i dhanë një muaj afat Izraelit për ta përmirësuar situatën humanitare në Gaza, duke paralajmëruar se për këtë periudhë shumë njerëz do të vdesin.

"SHBA i tha Izraelit se duhet ta përmirësojë mbështetjen humanitare për Gazën, por është shtyrë për një muaj. Një muaj është shtyrë me shkallën aktuale të vrasjes së njerëzve. Janë shumë njerëz", u tha Borell gazetarëve në samitin e liderëve të BE-së.

Kryeministri izraelit Sajmon Haris deklaroi se BE-ja nuk bën mjaftueshëm për ta përfunduar luftën dhe se do të vazhdojë të punojë me Spanjën që të ndryshohet dinamika në BE me 27-të vendet anëtare.

"Evropa ende nuk ka përdorur gjtihçka që ka në dispozicion për të arritur armëpushim", tha ai, sipas raporteve të mediave izraelite.

Pas mbërritjes në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Sholc i theksoi dallimet në Evropë në lidhje me luftën në Gaza, duke thënë se siguria e Izraelit nuk duhej të rrezikohet. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR