• e shtunë, 23 nëntor 2024

Borell dhe Blinken: Koha e duhur për hapa të rëndësishëm në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE

Borell dhe Blinken: Koha e duhur për hapa të rëndësishëm në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE

Bruksel, 17 mars 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Zhozep Borell, sot e ka informuar sekretarin shtetëror amerikan, Entoni Blinken, për zhvillimet e fundit rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ka shprehur pritjet e tij nga takimi në Ohër.

"Diskutimi i tyre u fokusua në dialogun e ardhshëm të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës të shtunën në Ohër, situatën në Etiopi dhe përgatitjet për Këshillin e Energjisë BE-SHBA muajin e ardhshëm," thuhet në kumtesën e BE-së shërbimi për politikë të jashtme.

Në bisedën telefonike, Borell nënvizoi rëndësinë e progresit në dialogun për aspiratat evropiane të të dyja palëve.

“Të dy ranë dakord se është koha e duhur për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, thuhet në kumtesën. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR