• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borell: BE-ja dënon "gjykimet e turpshme" të aktivistëve bjellorusë

Borell: BE-ja dënon

Bruksel, 3 shkurt 2023 (MIA)- Shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borell sot ka thënë se Alesh Bjallacki dhe aktivistë tjerë bjellorus janë dënuar me burg bazuar në "akuza të rrejshme dhe të motivuara politikisht".

"Bashkimi Evropian dënon fuqishëm gjykimet e tyre të turpshme, të cilat janë vetëm një shembull tjetër se si regjimi i (Aleksandër) Lukashenkos përpiqet të heshtë ata që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të popullit bjellorus", tha Borell.

Presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko nuk do të ketë sukses. Thirrja e tyre për liri është e zëshme, edhe prapa hekurave”, shtoi ai.

BE-ja bën thirrje për lirimin e më shumë se 1,450 të burgosurve politikë dhe "është e gatshme të reagojë ndaj represionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut", thuhet në deklaratën e Borellit.

“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë të gjithë ata që përpiqen me guxim për një Bjellorusi sovrane, të lirë, demokratike, të sigurt dhe prosperuese”, theksoi shefi i diplomacisë evropiane. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR