• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borell: BE-ja është e vendosur t'i mbrojë integritetin, universalitetin dhe pavarësinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Borell: BE-ja është e vendosur t'i mbrojë integritetin, universalitetin dhe pavarësinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Bruksel, 17 korrik 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian e konfirmon mbështetjen e saj të palëkundur të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe është e vendosur t'i mbrojë  integritetin, universalitetin dhe pavarësinë e saj, citohet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell me rastin e miratimit të Statutit të Gjykatës së Romës më 17 korrik të vitit 1998.

"Më 17 korrik shënohet përvjetori i miratimit të Statutit të Romës në vitin 1998, e cila është marrëveshje themeluese e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), i vetmi juridiksion i përhershëm penal ndërkombëtar me thirrje universale. Qëllimi i statutit të Romës është të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve më të rënda që shkaktojnë brengë në bashkësinë ndërkombëtare si tërësi, përmes sigurimit të ndjekjes efikase të autorëve të tyre", citon Borell.

Ai thekson se BE-ja qëndron fuqishëm kundër ç'farëdo lloj përpjekje për minimin e kornizës së Statutit të Romës dhe të sistemit ndërkombëtar të së drejtës penale, mbi të cilat qëndrojnë shpresat e fundit të shumë viktimave përreth botës.

"BE-ja u bëri thirrje të gjtiha vendeve të bashkëpunojnë në GJNP-në dhe i mbështet proceset reformuese të kahëzuara drejt përmirësimit të efikasitetit të Gjykatës. Bashkimi Evropian është lider global në nxitjen e institucioneve gjyqësore transparente dhe përgjegjëse, promovimin e sistemeve gjyqësore të pavarura, të paanshme dhe efikase dhe mbështetje në qasjen te drejtësia për të gjithë", thekson përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Borell  përkujton edhe se nga viti 2000 Bashkimi Evropian e mbështet Gjykatën me financim direkt të aktiviteteve për informim, fushata globale dhe projekte të shoqërisë civile për promovimin e ratifikimit të Statutit të Romës, si dhe përmes programeve të kahëzuara drejt përmirësimit të sistemeve gjyqësore kombëtare me trajnim dhe ndërtim të kapaciteteve. Ai shton se BE-ja mbështet edhe nisma për drejtësinë e tranzicionit dhe mekanizmave juridik ndërkombëtar lidhur me disa vende, si dhe filloi projekti i ri në vlerë prej 21 milionë euro i quajtur "Nisma globale për luftë kundër mosndëshkimit të krimeve ndërkombëtare: Të funksionojë drejtësia!", qëllimi i së cilës është ta mbështesë shoqërinë civile përreth botës në kontributin për primatin e të drejtës ndërkombëtare dhe luftës kundër mosndëshkimit për krimet më të rënda.

Statuti i Romës është një marrëveshje me të cilën u themelua Gjykata Ndërkombëtare Penale, e miratuar në konferencën diplomatike në Romë më 17 korrik të vitit 1998 dhe e cila hyri në fuqi më 1 korrik të vitit 2002. Deri në shkurt të vitit 2024, Statuti i Romës është ratifikuar nga 124 shtete nga e gjithë bota. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR