Borell: BE dënon praninë e vazhdueshme ushtarake ruse në rajonet separatiste të Gjeorgjisë Abhazija dhe Osetia e jugut
- Bashkimi Evropian përsërit mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbetet i vendosur për zgjidhjen paqësore të konflikteve në vend, theksohet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Zhozep Borell me rastin e 16 vjetorit të fillimit të luftës ruso-gjeorgjiane më 7 gusht 2008.
Bruksel, 7 gusht 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian përsërit mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbetet i vendosur për zgjidhjen paqësore të konflikteve në vend, theksohet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Zhozep Borell me rastin e 16 vjetorit të fillimit të luftës ruso-gjeorgjiane më 7 gusht 2008.
"E përsërisim dënimin tonë për praninë e vazhdueshme ushtarake ruse në rajonet e pushtuara separatiste Abhazija dhe Osetia e jugut, që është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve të Rusisë sipas marrëveshjes gjashtëpikëshe të 12 gushtit 2008", thekson Borell në deklaratën.
Sipas tij, vazhdojnë të shkelen të drejtat e njeriut të komuniteteve të prekura nga konflikti në Gjeorgji, me politikën e vendosjes së kufijve, mbylljes së vendkalimeve dhe ndalimeve të paligjshme nga ushtria ruse dhe autoritetet separatiste.
Borell thekson se kufizimet në lirinë e lëvizjes duhet të ndalen, se është e nevojshme të hetohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat. ls/
Foto: Arkivi i MIA