• e shtunë, 23 nëntor 2024

Boreli për vizitë disaditore në SHBA

Boreli për vizitë disaditore në SHBA

Bruksel, 11 mars 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel prej sot e deri më 15 mars do të qëndrojë për vizitë në Nju-Jork dhe Uashington, që do të përfaqësojë mundësi për vërtetim të forcës dhe dimanikës të partneritetit të BE-së me KB-në, si dhe për fuqizim të marrëdhënieve të Unionit me SHBA-në.

Siç bëri të ditur Komisioni Evropian, sonte Boreli në Nju-Jork do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh me të cilin do të bisedojë për situatën në Lindjen e Afërt, veçanërisht për situatën humanitare në Gazë dhe për përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për ndërprerje të konfliktit. Është paraparë që Boreli dhe Gutereshi të flasin edhe për ngjarjet më të reja në lidhje me agresionin rus ndaj Ukrainës dhe çështje të tjera gjeopolitike.

Boreli nesër do ta mbajë fjalimin e tij vjetor para Këshillit të Sigurisë së KB-së kushtuar bashkëpunimit mes Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Nga Nju-Jorku, Boreli do të udhëtojë për në Uashington, ku të mërkurën do të ketë takim dypalësh me sekretarin shtetëror amerikan, Entoni Blinken, në të cilin do të bisedohet për situatën në Lindjen e Afërt, për mbështetjen e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së për Ukrainën, si dhe për prioritetet kyçe globale, të jashtme dhe të sigurisë. 

Të mërkurën dhe të enjtjen, Boreli do të ketë takime edhe me anëtarë të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit të SHBA-së dhe me përfaqësues të tjerë amerikanë. 

Siç bëri të ditur KE, qëllimi i këtyre takimeve është fuqizimi shtesë i partneritetit transatlantik në një moment kyç për diplomacinë globale. 

Të premten, Boreli bashkë me eurokomisaren për Energji, Kadri Simson, me Blinkenin edhe me sekretaren amerikane për Energjetikë, Xhenifer Granhollm do të kryesojnë me Këshillin për Energjetikë BE - SHBA.

Ditën e njëjtë, përfaqësuesi i lartë i BE-së do të flasë edhe në një ngjarje në Universitetin Xhorxhtaun në Uashington, kushtuar Ukrainës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR