• e martë, 24 dhjetor 2024

Boreli: Orbani nuk e përfaqëson BE-në gjatë vizitës së tij në Gjeorgji

Boreli:  Orbani nuk e përfaqëson BE-në gjatë vizitës së tij në Gjeorgji

 Bruksel, 28 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli sot deklaroi se kryeministri hungarez Viktor Orbani "nuk e përfaqëson" Bashkimin Evropian gjatë vizitës së sotme në Gjeorgji.

"Çfarëdo që të thotë z. Orban gjatë vizitës së tij në Gjeorgji, ai nuk e përfaqëson Bashkimin Evropian. Kryetari me rotacion i Unionit nuk ka autorizime në politikën e jashtme", tha Boreli për radion publike spanjolle RNE.

 Edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Nabila Masrali, tha në një konferencë për shtyp në Bruksel deklaroi se vizita e Orbanit në Gjeorgji bëhet vetëm në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Gjeorgjisë.

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR