• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Boreli niset për vizitë Austri në bisedime për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor

Boreli niset për vizitë Austri në bisedime për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor

 Bruksel, 20 qershor 2024 (MIA) -  Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borreli sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Austri, ku do të ketë bisedime dhe diskutime kushtuar marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Siç njoftoi Shërbimi Evropian për Çështje të Jashtme (EEAS), Borreli  sot në Vjenë  do të ketë takime  me përfaqësues të autoriteteve austriake, përfshirë presidentin e Austrisë, Aleksandar van der Belen. 

 Nesër, Boreli do të udhëtojë në Vahau, ku do të marrë pjesë në "Forum Europa" të sivjetmë, në të cilin me shefin e diplomacisë austriake Aleksandar Shalenberg,  ministrat e punëve të jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me përfaqësues të tink-tenk dhe organizatat  civile në sesione pune dhe diskutime  do të shkëmbejë mendime për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe për zgjerimin e BE-së.

Është paraparë në margjinat e Forumit, Boreli të ketë takime dypalëshe me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 Në kuadër të Forumit, Borelit do t'i ndahet çmimi "Dr. Alois Mok", pas së cilës do të mbajë fjalim para të pranishmëve.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR