• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Boreli kërkon që 90 për qind e të ardhurave nga pronat e ngrira ruse të përdoren për blerjen e armëve për Ukrainën

Boreli kërkon që 90 për qind e të ardhurave nga pronat e ngrira ruse të përdoren për blerjen e armëve për Ukrainën

Bruksel, 19 mars 2024 (MIA)  - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli sot në Bruksel ka kërkuar që pothuajse të gjitha të ardhurat nga pronat e ngrira ruse të përdoren për blerjen e armëve për Ukrainën.

 Ai  para takimit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet më 21 dhe 22 mars, deklaroi se do të propozojë që BE-ja të përdorë 90 për qind të të ardhurave nga pronat e ngrira ruse në Evropë për të blerë armë për Ukrainën përmes Fondi Evropian i Paqes.

 Ndërsa dhjetë për qind të mbetura do të transferohet në buxhetin e BE-së, i cili do të përdoret për të forcuar kapacitetet e industrisë së mbrojtjes ukrainase.

 Kolegji i Komisionerëve miratoi më 5 mars deklaratën e përbashkët të Komisionit Evropian dhe Boreli për Strategjinë e re Evropiane të Mbrojtjes Industriale (EDIS), e cila përveç blerjeve të përbashkëta, propozon një rritje të kapacitetit të prodhimit të municioneve dhe investime në zhvillimin e mëtejshëm të atë degë të industrisë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR