• e premte, 27 dhjetor 2024

Boreli e uroi Arevalon për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Guatemala

Boreli e uroi Arevalon për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Guatemala

Bruksel, 21 gusht 2023 (MIA)- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel sot ia ka uruar fitoren Bernardo Arevalos pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura dje në Guatemala.

"BE-ja përgëzon popullin e Guatemalës për pjesëmarrjen e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën më 20 gusht dhe përkushtimin e fuqishëm ndaj demokracisë gjatë gjithë procesit. Në pritje të publikimit përfundimtar të rezultateve zyrtare, rezultati i votimit është tashmë i qartë. BE-ja përgëzon kandidatin fitues për president Bernardo Arevalo dhe kandidaten për nënpresidente Karin Herera, thekson Borel në mesazhin e tij.

Ai më tej thekson se BE-ja mirëpret faktin që presidenti në largim i Guatemalës, Alehandro Xhamatej pranoi rezultatin dhe nevojën për një tranzicion të qetë dhe transferim të pushtetit që duhet të ndodhë më 14 janar 2024.

“E një rëndësie të veçantë është që të gjitha institucionet shtetërore dhe të gjithë sektorët e shoqërisë të mbështesin dhe të bashkohen ndaj këtyre përpjekjeve që janë në interes të vendit", shton Borel.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së rikujton gjithashtu se si pjesë e mbështetjes për Guatemalën dhe demokracinë e saj, Unioni ka dërguar Misionin e saj të vëzhgimit për zgjedhjet të udhëhequr nga eurodeputeti Zhordi Kanjas.

Sipas rezultateve jozyrtare të raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale në Guatemalë, Arevalo i cili ishte kandidati i Lëvizjes socialdemokrate "Zrno" ka marrë 60,9 për qind të votave, ndërsa kundërkandidatja e tij Sandra Tores nga Unioni konservator (UNE) ka marrë 39.1 për qind të votave.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR