• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Boreli: BE-ja dëshiron ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në procesin e vendimmarrjes përpara se të hyjë në Union

Boreli: BE-ja dëshiron ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në procesin e vendimmarrjes përpara se të hyjë në Union

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA)  -  Shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Boreli, sonte në Bruksel deklaroi se BE-ja dëshiron ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në procesin e saj të vendimmarrjes, si për politikën e jashtme ashtu edhe për atë të sigurisë, para hyrjes së rajonit në Union.

Gjatë kryesimit të takimit të ministrave të punëve të jashtme apo evropiane të anëtareve të BE-së dhe gjashtëshes nga Ballkani Perëndimor, Boreli në X ka shkruar gjithashtu se "vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE". 

"Sonte po kryesoj me takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministra nga ai rajon. Duam ta integrojmë rajonin në procesin tonë të vendimmarrjes edhe para anëtarësimit, duke i përfshirë edhe vendimet për politikë të jashtme dhe të sigurisë. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE", theksoi Boreli.

Ndër temat e takimit ministror të sontëm BE-Ballkani Perëndimor janë raportet e javës së kaluar të Komisionit Evropian për vendet e rajonit - Paketën e Zgjerimit, respektimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe përgatitjen e samitit të dhjetorit të BE-së dhe Ballkani Perëndimor. 

Paraprakisht sot Boreli deklaroi se partnerët e BE-së nga Ballkani Perëndimor duhet "më afër" ta koordinojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me BE-në, ndërsa shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, tha se në atë rast përfaqësuesit nga Ballkani Perëndimor do të mund të marrin pjesë si vëzhgues në takimet e ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të Unionit.

Shefi i diplomacisë evropiane deklaroi se disa vende të rajonit "nuk kanë rezultat të madh në harmonizimin me politikën e jashtme evropiane dhe sanksioneve". 

Komisari evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, i cili gjithashtu është në takimin e sontëm në Bruksel, në X ka shkruar X se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një "qëllim i përbashkët" i të dyja palëve. 

 "Kjo ka të bëjë me sigurinë tonë të përbashkët, stabilitetin tonë, prosperitetin tonë. Sigurimi i paqes në kontinentin tonë është projekti ynë i përbashkët", theksoi Varheji.

Varheji paraprakisht shkroi se Komisioni Evropian është i gatshëm ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian 

Foto: X 

 

QËNDRONI TË LIDHUR