• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borel: Vendet- anëtare të BE-së të ndarë mbi çështjen palestineze

Borel: Vendet- anëtare të BE-së të ndarë mbi çështjen palestineze

Stenford, 14 maj 2024 (MIA) – Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel deklaroi sot se shtetet anëtare që vepruan të bashkuar për çështjen e luftës ukrainase-ruse, janë shumë të ndarë kur bëhet fjalë për çështjen palestineze.

Në fjalën e tij në Institutin Huver të Universitetit të Stenfordit, Boreli tha se është e nevojshme të fillojë një proces politik për të forcuar administratën palestineze.

"Duhet të themi qartë dhe zëshëm se arritja e një zgjidhje me dy shteteve është e vetmja mënyrë të çlirohemi nga kjo tragjedi. Sa do e vështirë të jetë, nuk shoh asnjë mënyrë tjetër për ta ndaluar këtë tragjedi që do të mbetet një njollë në ndërgjegjen e njerëzimit", ka thënë Boreli.

Foto: X

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR