• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borel u bëri thirrje Vuçiqit dhe Kurtit për takim urgjent në Bruksel

Borel u bëri thirrje Vuçiqit dhe Kurtit për takim urgjent në Bruksel

Beograd, 15 qershor 2023 (MIA) - Nënkryetari i Komisionit evropian dhe shef i shërbimit për punë të jashtme të BE-së, Zhozep Borel, i ftoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti javën e ardhshme në bisedime, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Sipas burimeve nga Brukseli, data dhe hollësitë e tjera për takimin do të kumtohen plotësisht.

"Më duhet të bëj thirrje për qetësim të situatës në terren, ndërkaq meqenëse situata nga dita në ditë po përkeqësohet, sërish jemi në fazë të menaxhimit të krizës. U bëra ftesë dy palëve, Kosovës dhe Serbisë, në tkaim për menaxhim të krizës javën e ardhshme", deklaroi Borel pas tkaimit me sekretarin e përjgithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai i falënderoi ushtarët dhe komandantin e KFOR-it për "punën që e kryejnë në veri të Kosovës".

Borel shtoi se ëlshtë në kontakt me të dy palët, si dhe me komandën e KFOR-it, në mënyrë që të konstatohet saktësisht se çka ndodhi me policët e rrëmbyet të Kosovës. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR