• e shtunë, 23 nëntor 2024

Borel: Të pengohen përpjekjet për fshirjen e kujtesës historike për represionin politik në Rusi

Borel: Të pengohen përpjekjet për fshirjen e kujtesës historike për represionin politik në Rusi

Bruksel, 30 tetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian i nderon viktimat e represionit politik në Rusi dhe i përshëndet ato të cilat vazhdojnë të punojnë në kujtimin e viktimave të kaluara dhe kundër përpjekjeve për manipulim dhe fshirje të kujtesës historike për represionin politik në vend, bën të ditur përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel në deklaratën me rastin e Ditës së Kujtimit të Viktimave nga Represioni Politik - 30 tetori. 

"Edhe një herë i bëjmë thirrje Rusisë që t'i respektojë të drejtat themelore të përcaktuara në Kushtetutën e saj, si dhe me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën për të drejtat e njeriut. I bëjmë thirrje Rusisë që të heqë dorë nga legjislacioni i saj represiv, duke përfshirë edhe ligjet të cilat ndalojnë informacione të vërteta për luftën ruse kundër Ukrainës, dënim për të a.q. 'diskreditim' të forcave të armatosura ruse dhe ligjet për të a.q. 'agjentë të huaj' dhe 'organizata të padëshiruara', të cilët shfrytëzohen për shtypje të shoqërisë civile dhe qëndrimeve të pavarura", theksoi Boreli në deklaratë. 

Ai siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, thekson se gjatë viteve të fundit "ishim dëshmitarë të mosrespektimit të paparë të të drejtave të njeriut në Rusi", si dhe se Moska e "përdredh historinë që të arsyetojë luftën e saj agresive kundër Ukrainës". 

Përfaqësusi i lartë i BE-së e përsërit thirrjen për lirim urgjent dhe të pakushtëzuar të të gjithë të burgosurve politikë në Rusi, duke përfshirë edhe Jurij Dmitriev, Vladimir Kara - Murza, Ilja Jashin, Aleksej Gorinov dhe Ivan Safronov. 

Sipas tij, edhe një "trend thellësisht shqetësues" është shqetësimi i rritur i avokatëve në Rusi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR