• e shtunë, 23 nëntor 2024

Borel: Spanja, Irlanda dhe Sllovenia planifikojnë që në mënyrë simbolike ta njohin Shtetin palestinez më 21 maj

Borel: Spanja, Irlanda dhe Sllovenia planifikojnë që në mënyrë simbolike ta njohin Shtetin palestinez më 21 maj

Madrid, 10 maj 2024 (MIA) - Spanja, Irlanda dhe Sllovenia planifikojnë që në mënyrë simbolike ta njohin shtetin palestinez më 21 maj, deklaroi sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Zhozep Borel.

Ai e konfirmoi datën në një intervistë për radion publike spanjolle, pasi servisi publik radiodifuziv irlandez RTE njoftoi se ai është momenti kur të trija vendet kanë planifikuar të veprojnë. 

"Sa e di po, sepse ashtu më tha ministri (Hoze Manuel) Albares", tha ai duke menduar në ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës.

Qeveria sllovene dje njoftoi se ka sjellë dekret për njohjen e shtetit palestinez, që do të përfshihet në parlamentin e saj deri në mes të qershorit.

"Pastaj, sipas gjitha gjasave do të ketë më shumë kombe të cilat do ta ndjekin shembullin sepse edhe Belgjika vendosi ta bëjë këtë", shtoi Boreli. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR