• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borell: Serbia sërish e pakordinuar me masat kufizuese të BE-së për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit

Borell: Serbia sërish e pakordinuar  me masat kufizuese të BE-së për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit

 Beograd, 18 shtator 2023 (MIA) - Serbia përsëri është vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimorë e cila nuk është në përputhje me vendimin e ri të politikës së jashtme të Këshillit të BE-së, i cili i referohet masave kufizuese për shkak të aneksimit të paligjshëm rus të Krimesë dhe Sevastopolit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç njoftoi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Zhosep Borell, më 19 qershor Këshilli i BE-së e ka miratuar vendimin (CFSP) 2023/1188, me të cilën plotësohet vendimi i mëparshëm nga viti 2014 dhe zgjat masat kufizuese për shkak të aneksimit të Krimesë dhe Sevastopolit deri më 23 qershor të vitit 2024.

Me vendimin e ri të Këshillit të BE-së, janë harmonizuar  të gjitha vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor - Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, e cila do të sigurojë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me të, ndërsa BE-ja e vëren këtë angazhim dhe e mirëpret atë. qa/ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR