• e diel, 24 nëntor 2024

Borel: Sanksionet e BE-së do të jenë kundër 27 personave dhe subjekteve në Rusi

Borel: Sanksionet e BE-së do të jenë kundër 27 personave dhe subjekteve në Rusi
Bruksel, 22 shkurt 2022 (MIA) - Sanksionet e Bashkimit Evropian do të kahëzohen ndaj 27 personave dhe subjekteve të cilët e kërcënojnë integritetin territorial të Ukrainës, deklaroi shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel. Ai në konferencë për shtyp tha se së bashku me deputetët rusë të cilët e mbështetën njohjen e rajoneve separatiste, do të goditen edhe bankat të cilat i financojnë bartësit e vendimeve kyçe dhe operacioneve të tyre në Donbas. Aftësia e Rusisë dhe qeverisë ruse për të ardhur deri te kapitali evropian i tregjeve dhe shërbimeve financiare, gjithashtu, do të goditen nga sanksionet. Ai shtoi se "sanksionet do të jenë vetëm pjesë e përgjigjes së Bashkimit Evropian". Paraprakisht, shefi i diplomacisë franceze Zhan-Iv Le Drian deklaroi se Bashkimi Evropian sonte unanimisht i dakordoi sanksionet e reja kundër Rusisë pas vendimit të djeshëm të Moskës zyrtare për ta njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore, Donjeck dhe Lugansk. Edhe kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, mbajti konferencë për shtyp për sanksionet kundër Rusisë. "E përshëndes marrëveshjen e anëtareve të BE-së për sanksionet e reja kundër Rusisë, e cila krijoi krizë dhe është përgjegjëse për eskalimin. Së shpejti do ta finalizojmë pakon e sanksioneve në bashkëpunim me partnerët", deklaroi shefja e KE-së. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR