• e diel, 24 nëntor 2024

Borel: Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje për dokumentet

Borel: Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje për dokumentet
Bruksel, 27 mars (MIA) - Serbia është pajtuar që të heqë dhënien e dokumenteve hyrëse-dalëse për personat që kanë dokumente identifikuese të Kosovës, ndërsa Kosova është pajtuar të mos i vendosë për ata të cilët kanë letërnjoftime serbe, deklaroi sot shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borel. Borel në Tuiter ka theksuar se “është arritur marrëveshje” në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim të BE-së. “Serbët e Kosovës si të gjithë qytetarët e tjerë do të mund lirshëm të udhëtojnë mes Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE sapo ka marrë garanci nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për këtë”, tha Borel. Ai shtoi se kjo është një “zgjidhje evropiane” dhe përgëzoi Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “I përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe për udhëheqjen e tyre”, shtoi Borel.

QËNDRONI TË LIDHUR