• e shtunë, 23 nëntor 2024

Borel: Partneriteti kinez me Rusinë dhe mbështetja ushtarake e Koresë së Veriut e nxisin agresionin ndaj Ukrainës

Borel: Partneriteti kinez me Rusinë dhe mbështetja ushtarake e Koresë së Veriut e nxisin agresionin ndaj Ukrainës

Bruksel, 12 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, deklaroi se partneriteti i pakufizuar i Kinës me Rusinë dhe mbështetja ushtarake e Koresë së Veriut "e nxisin agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës" dhe e minojnë Kartën e KB-së.

"Biseduam me aleatët e NATO-s dhe partnerët indo-paqësorë për sfidat tona të përbashkëta të sigurisë. Siguria jonë është e lidhur mes vete", shkroi Boreli në Iks (ish Tuiter). 

Boreli më parë në Samitin e NATO-s në Uashington tha se BE-ja mbështet vetëm një plan paqësor për Ukrainën - formulën për paqe të presidentit Volodomir Zelenski. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR