• e shtunë, 23 nëntor 2024

Borel për vizitë treditëshe në Liban

Borel për vizitë treditëshe në Liban

Bruksel, 5 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel prej sot deri të dielën do të qëndrojë për vizitë në Liban, ku me nikoqirët e tij do të bisedojë për ngjarjet aktuale në rajonin e Lindjes së Afërt, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Siç kumtoi Komisioni evropian, është paraprë Boreli gjatë qëndrimit në Liban të takohet me kryetarin e Parlamentit, Nabih Beri, me kryeministrin Naxhib Mikati, ministrin e Jashtëm dhe Diasporës, Abdallah Bu Habin dhe komandantin e Forcave të armatosura, gjeneralin Zhozef Aun.

Është paraparë përfqësuesi i lartë i BE-së të ketë takim edhe me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara dhe komandant i Forcave të KB-së në Liban (UNIFIL), gjeneralin Aroldo Llazaro.

Sipas paralajmërimeve nga BE-ja, Borel në takime do të bisedojë për "të gjitha aspektet e situatës në rreth Gazës", përfshirë edhe ndikimin e saj ndaj rajonit, posaçërisht në kufirin izraelito-libanez. Ai, gjithashtu, do ta potencojë rëndësinë për evitimin e eskalimit tajonal të konfliktit në Gazë dhe për mindësimin e qarkullimit të ndihmës humanitare për civilët, të cilën BE-ja e rriti katër fish në 100 milionë euro.

Në takimet me përfaqësuesit libanezë Borel do të bisedojë edhe për bashkëpunimin bilateral mes BE-së dhe Libanit, për ngjarjet e brendshme në vend, si dhe për çështjet rajonale të interesit të përbashkët. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR