Borel për vizitë në Estoni dhe Letoni
- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel sot dhe nesër do t'i vizitojë Estoninë dhe Letoninë, ku me nikoqirët e vet do të bisedojë për prioritetet kyçe më urgjente të politikës së jashtme dhe mbrojtjes së Unionit, kumtoi Shërbimi evropian për punë të jashtme (EEAC).
- Post By Arta Bunjaku
- 11:10, 19 korrik, 2024
Bruksel, 19 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel sot dhe nesër do t'i vizitojë Estoninë dhe Letoninë, ku me nikoqirët e vet do të bisedojë për prioritetet kyçe më urgjente të politikës së jashtme dhe mbrojtjes së Unionit, kumtoi Shërbimi evropian për punë të jashtme (EEAC).
Borel sot në Talin do të ketë takim me kryeministren estoneze në dorëheqje dhe trashëgimtaren e saj në funksionin shefe e diplomacisë evropiane, Kaja Kalas, pas çka së bashku me minsitrin e Jashtëm të Estonisë, Margus Cahna pasdite do ta vizitojë bazën ushtarake "Tapa". Është paraparë Borel të takohet edhe me minsitrin estonez të Mbrojtjes, Hano Pevkur.
Nesër, ndërkaq, në Rigë, Borel do të ketë takim me ministrat letonez të Punëve të jashtme dhe të Mbrojtjes, Baiba Brazhe dhe Andris Spruds. Pas takimeve, Borel i shoqëruar nga Spruds do ta vizitojë bazën ushtarake Adazhi ku do të ketë takim edhe me pjesëtarë të kontigjentit spanjoll të stacionuar në të. ab/
Foto: МIА Arkivi